
Albijon Morina, i riu nga Kosova do të marrë pjesë në garën “K-1 World MAX” në Japoni
Sport
August 12, 2025 - 13:35
Më 7 shtator 2025 Tokio do të jetë skena ku talenti i kickbox-it Albijon Morina do të përballet me elitën botërore në “K-1 World MAX Grand Prix”, një nga eventet më prestigjioze në historinë e sporteve luftarake.
19-vjeçari do të jetë sportisti më i ri në gjithë turneun dhe i pari me prejardhje nga Kosova që ka garuar ndonjëherë në këtë skenë madhështore në Japoni.
Siç ka bërë të ditur menaxheri i tij Dardan Morina, ai do përfaqësojë dy shtete: Kosovën dhe Gjermaninë. /klankosova