Këto janë përfitimet e klubeve të Kosovës nga pjesëmarrja në garat evropiane

Këto janë përfitimet e klubeve të Kosovës nga pjesëmarrja në garat evropiane

Sport August 15, 2025 - 15:43

Klubet e futbollit nga Kosova kanë përfituar shuma të konsiderueshme financiare këtë sezon falë pjesëmarrjes në kompeticionet evropiane.

Nisim nga Malisheva, e cila pasi u eliminua nga Vikinguri në rundin e parë të Ligës së Konferencës, në fund arkëtoi plot 325 mijë euro.

Prishtina në ndërkohë ,e cila fillimisht nisi garat në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, aty ku u mposht nga Sheriff Tiraspoli me rezultat të përgjithshëm 5-2, garat më pas i vazhdoi në rundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Edhe në Ligën e Konferencës kryeqytetasit nuk ia dolën të marrin rezultat pozitiv, duke u eliminuar kështu nga Larne pas penalltive në “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, ata në fund e mbyllën aventurën evropiane me plot 700 mijë euro të fituara.

Ballkani në anën tjetër e kaloi pa shumë probleme rundin e dytë të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Florianan me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Sidoqoftë, në rrethin e tretë të kësaj gare, të besuarit e Orges Shehit u eliminuan nga Shamrock Rovers, pasi u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Pas kësaj eksperiencë në arenën ndërkombëtare, suharekasit ia dolën të fitojnë plot 900 mijë euro.

Më së shumti para nga pjesëmarrja në garat evropiane pa dyshim se do të fitojë Drita, e cila do të marrë 1.7 milion euro nëse eliminohet në play-off të Ligës së Konferencës, por hipotetikisht mund të përfitojnë 3.2 milionë euro plus bonuse, nëse arrin fazën e grupeve të këtij kompeticioni. /Telegrafi

\