
Harry Kane tregon golin e tij të preferuar për Bayern Munichun
Sport
August 16, 2025 - 19:30
Dy vite më parë, Harry Kane u transferua nga Tottenham Hotspur te Bayern Munich.
Që atëherë, sulmuesi anglez ka realizuar plot 85 gola në 96 ndeshje zyrtare për kampionët rekordmen të Gjermanisë.
Në aplikacionin e tij Cleats, ku tifozët mund të komunikojnë drejtpërdrejt me të, Kane u pyet se cili ishte goli i tij i preferuar me fanellën e Bayernit.
Ai u përgjigj: “Do të veçoja dy gola. I pari, ai nga mesi i fushës kundër Darmstadtit”.
“Dhe i dyti, goli im i tretë kundër Augsburgut, kur Leon Goretzka e kaloi topin mbi mbrojtje, unë e kontrollova në ajër dhe më pas e dërgova me kokë në rrjetë”.
“Teknikisht, ky ishte ndoshta një nga golat më të mirë të karrierës sime. Pra, po, do të thosha njërin nga këta të dy”, shtoi sulmuesi anglez.