Çfarë super nokauti, 20-vjeçari e shtrinë në tapet Dillian Whyte qysh në raundin e parë

Çfarë super nokauti, 20-vjeçari e shtrinë në tapet Dillian Whyte qysh në raundin e parë

Sport August 17, 2025 - 08:36

Moses Itauma ka dhuruar një spektakël të vërtetë në ring duke e mposhtur bindshëm Dillian Whyte.

Dueli i zhvilluar të shtunën në ANB Arena të Riadit, si pjesë e “Esports World Cup Fight Week”, zgjati më pak se dy minuta.

 

 

Vetëm 119 sekonda iu deshën 20-vjeçarit për ta detyruar gjyqtarin të ndalonte ndeshjen, pasi goditjet e fuqishme të tij nuk i lanë asnjë shans ish-kampionit britanik.

 

 

Ky sukses i shpejtë shënoi fitoren e 13-të radhazi për Itauman, i cili vazhdon të mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesionale./Telegrafi

\