Barcelona mori miratimin nga UEFA për kërkesën e rëndësishme për Ligën e Kampionëve për stadiumin Camp Nou

Barcelona mori miratimin nga UEFA për kërkesën e rëndësishme për Ligën e Kampionëve për stadiumin Camp Nou

Sport August 21, 2025 - 21:31

Barcelona mbetet shpresëplotë se do të rikthehet në “Spotify Camp Nou” gjatë muajit të ardhshëm, pavarësisht disa pengesave në procesin e ndërtimit.

Klubi katalanas e ka të siguruar qasjen në “Estadi Olímpic Lluís Companys” deri në muajin shkurt, në rast se rikthimi vonohet, por drejtuesit duan me çdo kusht të shmangin një zgjatje të qëndrimit në shtëpinë e përkohshme të dy sezoneve të fundit.

Sa i përket ndeshjeve në La Liga, Barcelona ka më shumë fleksibilitet, pasi mund të kthehet në “Camp Nou” menjëherë sapo të marrë miratimin për zhvillimin e ndeshjeve aty.

Por situata ndryshon në Ligën e Kampionëve, ku sipas rregullave të UEFA-s, një ekip nuk mund ta ndryshojë stadiumin në mes të fazës së grupeve. Kjo do të thotë se Barça duhet të jetë gati para ndeshjes së parë në shtëpi të UCL, në mënyrë që katër ndeshjet e grupeve t’i zhvillojë në “Camp Nou”.

Të enjten, një delegacion i UEFA-s inspektoi punimet në stadium, dhe sipas Catalunya Ràdio (nëpërmjet Marca), është konfirmuar se Barcelona ka kërkuar që ndeshjen e parë të fazës së grupeve ta luajë në transfertë. Kjo kërkesë është pranuar, duke i dhënë klubit disa javë shtesë për të përfunduar punimet dhe për të kaluar inspektimet përfundimtare.

Kështu, ndeshja e parë në shtëpi e Barcelonës në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet vetëm në xhiron e dytë, më 30 shtator ose 1 tetor, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Nëse Barça arrin të luajë katër ndeshjet e grupeve në “Spotify Camp Nou”, kjo do të përkthehej në një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga biletat dhe të drejtat komerciale – një ndihmë e madhe për klubin që vazhdon të përballet me probleme financiare.

\