Ramadani: Kemi kryer 50% e punës

Ramadani: Kemi kryer 50% e punës

Sport August 21, 2025 - 23:43

Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Konferencës.

Kampionia në fuqi e Kosovës triumfoi ngushtë 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj ekipit nga Luksemburgu, Differdange.

Pas ndeshjes, trajneri i gjilanasve, Zekirija Ramadani tha se kanë kryer vetëm 50% e punës.

“Është vetëm pjesa e parë. E kemi mbaruar 50 për qind të punës e na pret edhe një tjetër. E thash që duhet të jemi të kënaqur me një gol avantazh. Ndodhi ajo që ishte si objektiv primar i joni për të shkuar me një gol avantazh”, tha Ramadani.

Kësisoj, Drita shkon në Luksemburg me epërsi të vogël, por mjaft të vlefshme, teksa një barazim do t’i mjaftonte për t’u kualifikuar në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

\