Chelsea shkatërron West Hamin për fitoren e parë të këtij sezoni

Chelsea shkatërron West Hamin për fitoren e parë të këtij sezoni

Sport August 22, 2025 - 23:00

Chelsea ka marrë fitore të thellë në udhëtim te West Ham United, duke triumfuar 5-1 në javën e dytë të Ligës Premier.

Vendasit e filluan shumë mirë ndeshjen, duke shënuar për 1-0 në minutën e gjashtë me anë të Lucas Paqueta që realizoi një gol të bukur, me asistimin e Diouf.

Por, Blutë i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Joao Pedro që u asistua nga Marc Cucurella.

Çekanët menduan se kishin shënuar golin e epërsisë, mirëpo Jean Clair-Todibo ishte në pozicion jashtë loje dhe goli i Niklas Fullkrug u anulua.

Chelsea më pas vazhdoi me dominim, duke shënua golin e epërsisë, kur Joao Pedro asistoi te Pedro Neto (23’) për 2-1.

11 minuta më vonë, Enzo Fernandez realizoi për 3-1, kur u asistua prej talentit brazilian, Estevao Willian – me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Në 45 minutat e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, duke vulosur fitoren e thellë të Chelseat.

Radha për gol i erdhi edhe Moise Caicedos, kur realizoi në minutën e 54-të për 4-1.

Për 5-1 u përkujdes Trevoh Chalobah, që u asistua nga Joao Pedro, pas një tollovie në zonë, për të përmbyllur këtë takim.

Pas javës së dytë, Chelsea shkon në kuotën e katër pikëve, ndërsa në xhiron e tretë takohen me Fulhamin. 

\