Gol dhe asistim, Fisnik Asllani shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Bayer Leverkusenit

Gol dhe asistim, Fisnik Asllani shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Bayer Leverkusenit

Sport August 23, 2025 - 18:49

Hoffenheimi e ka nisur me fitore edicionin e ri të garave 2025/2026 në elitën e futbollit gjerman. 

Ata ia dolën që të triumfojnë me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim ndaj Bayer Leverkusenit. 

Vendimtar për këtë fitore të mysafirëve ishte sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, i cili kontribuoi në të dy golat. 

Fillimisht ai realizoi vet në minutën e 25-të të takimit për të barazuar shifrat në 1-1. 

Më pas, ai asistoi tek goli që përmbysi gjithçka, i shënuar nga Tim Lemperle në minutën e 52-të për 2-1. 

Për këtë paraqitje, Asllani u vlerësua me notën 7.8 nga Sofascore, që ishte më e larta në këtë ndeshje. 

Përveç golit dhe asistimit, Asllani pati edhe 14 pasime të kompletuara, dy pasime kyçe si dhe dy duele të fituara. 

Javën e ardhshme Asllani me shokë do të jenë nikoqir të Eintracht Frankfurtit në kuadër të javës së dytë në Bundesliga.

\