Drita, Shkëndija dhe Dinamo City nesër synojnë historinë në garat evropiane

Drita, Shkëndija dhe Dinamo City nesër synojnë historinë në garat evropiane

Sport August 27, 2025 - 10:06

Tri skuadrat shqiptare nesër do të synojnë historinë në garat evropiane.

Bëhet fjalë për Shkëndijën e Tetovës, Dritën e Gjilanit dhe Dinamon e Tiranës.

Këto tri skuadra do të kenë punë shumë të rëndësishme në dy nga tri garat më të mëdha evropiane, në Ligën e Evropës, respektivisht në atë të Konferencës, me synimin që të shkruajnë histori për të hyrë në mesin e skuadrave më të mira.

Drita do të ballafaqohet me Differdangen në udhëtim, ku ka avantazh prej 2-1, pasi e kishte fituar ndeshjen e parë.

Shkëndija ka punë në udhëtim te Ludogoretsi dhe po ashtu ka avantazh prej 2-1, ku gjithashtu e kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi.

Punë më të vështirë ka Dinamo ndaj Jagiellonias, pasi është në disavantazh prej 3-0 dhe nesër synon përmbysjen në stadiumin “Air Albania”. /Zëri

Orari i tri ndeshjeve:

Differdange – Drita, 20:00.

Ludogorets – Shkëndija, 19:30.

Dinamo City – Jagiellonia, 20:45.