Leon Avdullahu mbërrin në Kosovë, këto janë fjalët e para të Dardanit më të ri

Leon Avdullahu mbërrin në Kosovë, këto janë fjalët e para të Dardanit më të ri

Sport September 01, 2025 - 10:05

Leon Avdullahu para pak minutash ka mbërritur në Kosovë për ta nisur aventurën e re me Dardanët.

Futbollisti i Hoffenheimit e zgjodhi Kosovën para Zvicrës dhe kështu veprimi i tij u konsiderua si heroik, ndërsa iu bë një pritje speciale në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Dhe, mesfushori kualitativ i dha fjalët e para gazetarëve me të mbërri në tokën Dardane.

“Jam shumë i kënaqur, e kam marrë vendimin me zemër dhe jam shumë i lumtur që e kam marrë këtë vendim dhe shpresoj të arrij gjëra të mëdha me Kosovën”.

Më ka pëlqyer edhe projekti sportiv dhe për këtë e kam pasur më të lehtë të vendosi”.

“Personalisht nuk i njoh lojtarët e Kosovës, veç Fisnikun (Asllanin), ata të tjerët jo”.

“Shpresojmë që të fitojmë, që ta bëjmë një lojë të mirë. E dimë që Zvicra është favorite, por edhe ne e kemi ekipin e mirë, kështu që do të jetë një lojë e fortë”.

“Do ta jap çdo herë maksimumin për Kosovën”.

“Ishte një zgjedhje e zemrës, edhe më bindi projekti”.

“Shpresoj që edhe Albiani (Hajdari) të vijë te Kosova, por ai do të vendosë vetë”.

“Sa i përket kualifikimit, çdo gjë është e mundur, jam optimist dhe pozitiv çdoherë”.

 

Avdullahu është ftuar nga selektori Franco Foda për ndeshjet e shtatorit dhe të premten do të përballet pikërisht me Zvicrën, e cila e kërkoi deri para pak ditësh. /Gazeta Express