
Shqiptarët në Torino e presin Edon Zhegrovën me flamur të UÇK-së
Sport
September 01, 2025 - 11:29
Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka mbërritur në Torino, për të nënshkruar marrëveshjen me Juventusin.
Por atje Zhegrovën e priti edhe një befasi e këndshme.
Ai u prit nga shqiptarët me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjest që ia dhuroi një buzëqeshje të madhe Zhegrovës.