
Skandal nga Spanja, refuzon ta njohë Kosovën si shtet – i referohet si “territor”
Sport
September 09, 2025 - 10:25
Kombëtarja e Spanjës ka bërë një veprim skandaloz së fundmi, duke iu referuar shtetit të Kosovës si “territor”.
Kosova U21 do të jetë sonte (e martë) nikoqire e Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 19:00.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Evropianit U21.
Në paralajmërimin e ndeshjes nga ‘Furia e Kuqe’, ata i janë referuar Kosovës si “territor”, duke refuzuar që ta njohin si shtet.
Megjithatë, një veprim i tillë nuk është hera e parë që ndërmerret nga Spanja, pasi këtë e kanë bërë edhe në rastet e tjera kur janë takuar këto dy kombëtare.
"Dardanët" e rinj e nisën këtë fushatë kualifikuese me barazim pa gola 0-0 ndaj Rumanisë dhe sot me ndihmën e tifozëve do të synojnë tri pikët e para. /Telegrafi