
Golin e Vedat Muriqit, UEFA e nominon për “Goal of the round”
Sport
September 09, 2025 - 17:05
Goli i Vedat Muriqit ndaj Suedisë në kualifikimet për Botërorin 2026 është nominuar nga UEFA për golin më të bukur i raundit të dytë kualifikues.
Ky ishte një moment i jashtëzakonshëm për sulmuesin kosovar, duke treguar aftësitë e tij spektakolare në fitoren historike 2:0 të Kosovës ndaj Suedisë.
Vedat Muriqi realizoi në minutën e 42-të pas një kundërsulmi fantastik duke u asistuar nga Albion Rrahmani.