Turqia dhe Erxhani në gjysmëfinale të Eurobasketit

Turqia dhe Erxhani në gjysmëfinale të Eurobasketit

Sport September 09, 2025 - 20:34

Turqia është kualifikuar në gjysmëfinale të Eurobasketit pas një fitore bindëse ndaj Polonisë.

Ata triumfuan me 14 pikë epërsi, 91:77, duke dominuar gjatë tërë takimit.

Jordan Loyd dhe Mateusz Ponitka te polakët patën më së shumti pikë, nga 19 sosh.

Po aq pati te Turqia Alperen Sengun, që shtoi 12 kërcime e 10 asistime për ta kompletuar dyshiforin e trefishtë.

Basketbollisti nga Kosova, Erxhan Osmani, kontribuoi me 10 pikë.