
Notat e lojtarëve, Shqipëri 1-0 Letoni: Hysaj, Asllani dhe Mitaj shkëlqejnë
Shqipëria ka marrë një fitore të madhendaj Letonisë me rezultatin minimal 1-0, duke mbajtur gjallë shpresat përkualifikim në Botërorin 2026.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoiKristjan Asllani nga penalltia në pjesën e parë, ndërsa loja e kuqezinjve u vlerësualart nga analistët.
Më të dalluarit ishin Elseid Hysaj (8.4), që zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në krahun e djathtë duke qenë i sigurt në mbrojtje dhe aktiv në fazën ofensive, si dhe Kristjan Asllani (8.3), i cili përveç golit udhëhoqi mesfushën me qetësi e saktësi në pasime.
Në nivel të njëjtë u vlerësua edhe Mario Mitaj (8.3), që dha një kontribut të madh si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në avancimet.
Julian Shehu (7.5) dhe Qazim Laçi (7.3)dhanë ekuilibër në mesfushë, ndërsa në mbrojtje, Berat Gjimshiti (7.1) dhe Arlind Ajeti (7.2) bënë lojë të sigurt, duke mos lejuar hapësira për letonët.
Në portë, Thomas Strakosha (6.9) ishte i saktë kur u testua. Në sulm, Rey Manaj (7.0) dhe Armando Broja (6.6) nuk arritëntë shënojnë, por ndihmuan skuadrën me lëvizjet dhe presionin e tyre.
Me këtë fitore, Shqipëria merr tre pikë vendimtare dhe mban gjallë ëndrrën e madhe të kualifikimit në Botërorin 2026.
Notat e Shqipërisë dhe Letonisë:
Shqipëri:

Letoni:
