
Prishtina dhe Drita ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”
Sport
September 14, 2025 - 23:00
Prishtina ka arritur një barazim dramatik 2:2 ndaj kampionit në fuqi, Dritës, në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës, ndeshje kjo e zhvilluar të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Mysafirët e nisën më mirë takimin, duke shënuar dy gola të shpejtë me Egzon Bejtulain në minutën e 28-të dhe Limajn në të 31-tën.
Megjithatë, pjesa e dytë foli për vendasit. Ardian Muja ngushtoi diferencën në minutën e 76-të, ndërsa Alban Shillova barazoi në minutën e 89-të, duke i dhënë Prishtinës një pikë të vlefshme.
Pas këtij barazimi, Prishtina ngjitet në vendin e tretë me shtatë pikë, ndërsa Drita mbetet në pozitën e parafundit me vetëm dy pikë pas katër xhirove.