Muriqi shënon dy gola, por Mallorca humb

Muriqi shënon dy gola, por Mallorca humb

Sport September 16, 2025 - 13:43

Sulmuesi kryesor i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, shkëlqeu sonte për Mallorcan duke shënuar dy gola, por s’ishte e mjaftueshme.

Sulmuesi dardan arriti që të shënojë dy gola në ndeshjen e sontme, mirëpo ai me bashkëlojtarët e tij u mposhtën 3-2 nga Espanyoli.

Golin e parë të tij në ndeshje, Muriqi e shënoi në minutën e 45-të, nga pika e penalltisës, për ta bërë rezultatin 2-1.