Zhegrova pritet të debutojë me Juventusin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit

Zhegrova pritet të debutojë me Juventusin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit

Sport September 16, 2025 - 16:13

Ylli i ri i Juventusit, Edon Zhegrova, mund të debutojë për Bianconerët sonte (e martë), pasi u përfshi në skuadër për ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

Zonja e Vjetër është nikoqire e gjermanëve në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së Ligës së Kampionëve 2025/26, me takimin që pritet të zhvillohet në “Allianz Stadium” nga ora 21:00. 

Për herë të parë në Kosovë mbahet Simpoziumi për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rriturve të Cënueshëm

Në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe ylli kosovar, Zhegrova, i cili ka qenë jashtë fushave që nga janari dhe fillimisht u njoftua se do të humbiste ndeshjen e mesjavës në garat evropiane.

Kjo pasi Zhegrova është thirrur nga trajneri Igor Tudor për këtë ndeshje, ashtu sikurse është ftuar edhe Francisco Conceicao, i cili gjithashtu mungoi në derbin kundër Interit për shkak të një dëmtimi.

Jonathan David, Dusan Vlahovic, Kenan Yildiz, Lois Openda dhe Vasilije Adzic janë sulmuesit e tjerë të shquar në skuadrën italiane të cilët janë në linjë t'u përballur me gjigantët gjermanë.