Inteligjenca artificiale e zgjedh fituesin e Topit të Artë 2025

Inteligjenca artificiale e zgjedh fituesin e Topit të Artë 2025

Sport September 16, 2025 - 16:47

Ousmane Dembele do ta fitojë Topin e Artë 2025.

Kjo të paktën sipas parashikimit të kabinetit francez “AVISIA”, i specializuar në të dhëna dhe në inteligjencë artificiale, i cili e sheh yllin francez të Paris Saint-Germainit me 72% të mundësive për ta fituar këtë trofe të çmueshëm individual.

Në pozitën e dytë ka përfunduar ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal me 56% të mundësive, kurse Vitinha i Paris Saint-Germainit është i treti (40%).

Ky model e merr në konsideratë një kombinim të paraqitjeve individuale dhe kolektive, notimi i lojtarit dhe peshën historike të votave në sistemin e dhënies së çmimit.

Prej parametrave të vlefshëm që figurojnë janë fitoret në kampionatet nacionale, triumfet në kompeticionet ndërkombëtare, statistikat personale, mirënjohjet dhe vizibiliteti mediatik.

Një element veçanërisht inovativ është “ndikimi gazetaresk”, i cili i analizon preferencat e votuesve në bazë të kombësi, klub apo edhe stilit të lojës.

Kjo ia mundëson këtij modeli që ta ofrojë një parashikim më gjithpërfshirës, duke shkuar përtej shifrave në fushë.

Sipas “AVISIA”, Dembélé është favorit, por gara nuk është mbyllur këtu: Yamal, i lindur në vitin 2007, mund të prishë punë, derisa Vitinha mbetet një “kërcënim” konkret në podium.

Shihemi të hënën, më 22 shtator, kur në “Théâtre du Châtelet” në Paris do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve.