Juventusi barazon me Dortmundin, Real Madridi fiton ngushtë ndaj Marseillet

Juventusi barazon me Dortmundin, Real Madridi fiton ngushtë ndaj Marseillet

Sport September 16, 2025 - 22:57

Kanë përfunduar ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.

Juventusi dhe Dortmundi ka barazuar mes vete në ndeshjen e pare të edicionit të ri të Championsit.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena” përfundoi me rezultat 4-4.

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Edon Zhegrova debutoi për Juven duke hyr nga minuta e 86-të në vend të Kenan Yildizit.

Fitore ka shënuar po ashtu edhe Real Madridi kundër Marseilles në shtëpi me rezultat 2-1.

Të dy golat e Los Blancos arriti t’i shënojë Mbappe, të dyja nga penalltia.

Ndërsa, Tottenhami fitoi minimalisht 1-0 ndaj Villarrealit, Benfica u mposht 2-3 nga Qarabag FK. /Zëri