
Zhegrova debuton te Juventusi në dramën e tetë golave ndaj Dortmundit
Edon Zhegrova debutoi sonte për Juventusin në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.
Ylli dardan u fut në lojë në minutën e 87-të të takimit kur rezultati ishte 2-4 në të mirë të mysafirëve.
Mirëpo Zonja e Vjetër arriti të nxjerrë barazim në kohë shtesë duke i shënuar dy gola.
Dortmundi tri herë shpërdoroi avantazhin, madje herën e tretë atë të dyfishtë.
Bletët shënuan përmes Karim Adeyemit në minutën e 52-të.
Për pesë minuta u shënuan tri gola, kur Kenan Yildiz shënoi për 1-1 në të 63-tën. Felix Nmecha për 1-2 në të 65-tën dhe Dushan Vlahoviq në të 68-tën.
Yan Couto ktheu epërsinë për mysafirët në minutën e 74-t, teksa Ramy Bensebaini shënoi në të 86-tën nga penaltia.
Vendësit arritën të barazojnë krejt në fund përmes Dushan Vlahoviqit, 90+4′ dhe Lloyd Kellyt, 90+6′.