Haalandi thyen një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve

Haalandi thyen një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve

Sport September 19, 2025 - 10:21

Erling Haalandi ka arritur të thyejë edhe një rekord tjetër në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Manchester City arriti të fitojë me rezultat komod 2-0 ndaj Napolit në shtëpi.

Golashënuesit ishin Erling Haaland ku realizoi në minutën e 56-të dhe Doku në minutën e 65-të.

Me këtë gol të shënuar me kokë pas pasimit të Phil Foden, norvegjezi regjistroi golin e tij të 50-të në garë në vetëm 49 ndeshje - lojtari më i shpejtë që arrin këtë moment historik.

“Ai duket se thyen çdo rekord. Është e padëgjuar ajo që po bën. Çfarë lojtari i pabesueshëm”, tha Fodeni.

Mënyra e shpejtë me të cilën 25-vjeçari arriti gjysmën e shekullit të tij theksohet nga fakti se ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Ruud van Nistelrooy, mbante më parë rekordin me 62 ndeshje.

Haalandi e dinte se çfarë kishte arritur, duke festuar me një buzëqeshje në fytyrë dhe duke ngritur pesë gishta në njërën dorë dhe një zero me tjetrën drejt kamerave.

“Çfarë mund të them? Numrat flasin vetë”, tha trajneri i Cityt, Pep Guardiola.

“Jemi me fat që e kemi. Vetëm ta përgëzoj, sepse ai është përkrah golashënuesve si [Ruud] van Nistelrooy, [Robert] Lewandowski, por veçanërisht dy përbindëshat Cristiano [Ronaldo] dhe [Lionel] Messi për 20 vjet, që Erlingu të jetë aty është e pabesueshme”. /Zëri