
Barcelona konfirmon stadiumin ku do ta zhvillojë ndeshjen ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve
Barcelona ka konfirmuar se në cilin stadiumin do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Paris Saint-Germainit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare në platformën X.
Sipas njoftimit, ndeshja Barcelona – PSG do të zhvillohet në stadiumin “Lluis Companys” më 1 tetor (e mërkurë), në orën 21:00.
“FC Barcelona njofton se ndeshja e dytë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, të mërkurën, më 1 tetor, në orën 21:00, kundër Paris Saint-Germainit, do të luhet në stadiumin olimpik Lluis Companys.
Klubi vazhdon të punojë intensivisht për të marrë lejet e nevojshme administrative për hapjen e Spotify Camp Nou në muajt në vijim.
FC Barcelona dëshiron të falënderojë anëtarët dhe tifozët e saj për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë një procesi kaq kompleks dhe emocionues siç është rikthimi në Spotify Camp Nou të ri”, thuhet në komunikatën e klubit. /Zëri
FC Barcelona official statementhttps://t.co/KlJdwCMYv2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 19, 2025