Amorim: Ndeshja e radhës mund të ndryshojë historinë time

Amorim: Ndeshja e radhës mund të ndryshojë historinë time

Sport September 20, 2025 - 13:18

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka dalë me një mesazh të hapur për fansat e klubit mbi të ardhmen e tij.

Aty ai thotë se përgjegjësia për të mbetur apo për t’u larguar nga klubi varet nga bordi, por thotë se do të vazhdojë “ëndrrën time”.

“Dua të qëndroj. Kurrë nuk i dihet. Ndodhi edhe me Alex Fergusonin, një lojë ndryshoi historinë… Dhe unë po luftoj për atë ditë”, tha ai.

Tutje, Amorim duket se është pajtuar që nuk do të ketë të ardhme në United.

“Ndeshja e radhës mund të jetë ose do të jetë ndeshja që do të ndryshojë historinë time. Kjo është puna ime, kështu e shoh unë”, deklaroi trajneri portugez.

Megjithatë, ai thotë se nuk është vendim i tij se kur do të vijë koha e largimit pasi që thotë se nuk është vendim i tij.

“Nuk jam i brengosur për këtë. Do të jem mirë… do ta them të njëjtën. Por do të luftoj çdo ditë. sepse kjo është ëndrra ime. Është i vetmi klub që dua ta drejtoj. Kështu që do të luftoj deri në fund. E kur fundi vjen, s’kam çfarë bëjë më”, tha në këtë mesazh trajneri i Manchester United, Ruben Amorim.

United aktualisht gjendet në vendin e 14-të nga 4 xhiros të zhvilluara, duke arkëtuar vetëm 4 pikë (1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje). Sot do të luajë si vendës kundër Chelseat në kuadër të xhiros së pestë të Premier Ligës, ndeshje të cilën keni mundësi ta ndiqni në platformën televizive Artmotion.