
Gent Hyseni shpallet nënkampion i Evropës në Kickbox
Sport
September 20, 2025 - 13:58
Gent Hyseni ka arritur një sukses të madh në Kampionatin Evropian të Kickbox-it, duke fituar medaljen e argjendtë dhe duke u shpallur nën-kampion në kategorinë deri në 71 kilogramë.
Pasi kaloi disa ndeshje të vështira, ai u ndal vetëm në finale nga ukrainasi Danylo Yakovenko, ku humbi me pikë.
Megjithatë, performanca e tij ishte e shkëlqyer dhe një dëshmi e përkushtimit e talentit të madh.
Hyseni e përfaqësoi me krenari Kosovën dhe klubin “Prishtina Fight Club”, duke shkruar një tjetër histori suksesi për sportin kosovar.
“Luftë e fortë... Rezultat i ngushtë... Vend i dytë, por fitore në shpirt!”, shkroi faqja zyrtare e Federatës së Kickbox-it të Kosovës.