Liverpooli fiton me rezultat të ngushtë ndaj Evertonit

Liverpooli fiton me rezultat të ngushtë ndaj Evertonit

Sport September 20, 2025 - 15:20

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore me rezultat të ngushtë ndaj Evertonit, në kuadër të xhiros së pestë në Premierligës.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Anfield” përfundoi me rezultat 2-1.

Golat për Reds i shënuan Gravenberch (10’) dhe Ekitike (29’), kurse për Evertonin realizoi Gueye (58’).

Me këtë fitore, Liverpooli grumbullon 15 pikë si lider, kurse Evertoni mbetet i shtati me shtatë sosh. /Zëri