Flick i sigurt: Lamine Yamal do ta fitojë Topin e Artë

Flick i sigurt: Lamine Yamal do ta fitojë Topin e Artë

Sport September 20, 2025 - 17:29

Sulmuesi Lamine Yamal mund të mos e fitojë këtë vit Topin e Artë, por trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është i bindur se e ardhmja i takon talentit 18-vjeçar.

Yamal ka qenë një nga yjet më të ndritshëm të Barcelonës gjatë dy sezoneve të fundit. Ai ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 23 asistime që nga fillimi i sezonit të kaluar, duke ndihmuar katalanasit të fitojnë tripletën spanjolle në 2024-25. Po ashtu, me 262 driblime të suksesshme, ai kryeson listën e lojtarëve në pesë ligat më të forta të Europës.

Romeo Beckham has një takim të sikletshëm me ish-të dashurën Mia Regan, në praninë e të dashurës së re Amelia Gray

Edhe pse ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi, Yamal ka arritur tashmë dy gola dhe tre asistime këtë sezon në La Liga, ndërsa Barça është vetëm dy pikë larg Real Madridit pas katër xhirove.

I nominuar për çmimin prestigjioz që do të ndahet të hënën, Yamal është mes favoritëve bashkë me shokun e skuadrës Raphinha dhe sulmuesin e PSG-së, Ousmane Dembele.

Flick është shumë i sigurt se Yamal do ta fitojë Topin e Artë edhe nëse jo këtë vit. 

“Nuk e di nëse do ta fitojë këtë vit Topin e Artë. Një ditë, padyshim, Lamine do ta ngrejë këtë trofe. Kushdo që e fiton këtë vit, e meriton. Për mua, edhe vetë nominimi është çështje respekti”.

Barcelona ndërkohë nesër e pret sfida e vështirë ndaj Getafe, që këtë sezon renditet e pesta në kampionatin spanjoll pas një starti mahnitës.