
Real Madridi regjistron tjetër fitore, triumfon lehtësisht ndaj Espanyolit
Sport
September 20, 2025 - 18:28
Real Madridi ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në La Liga, këtë herë në shtëpi ndaj Espanyolit.
“Los Blancos” ishin larg më të mirë se skuadra nga Barcelona, që e mposhtën me rezultat komod 2:0.
Madrilenët që nga fillimi krijuan disa aksione duke provuar t’i finalizojnë përmes Kylian Mbappe e Vinicius Jr, por të pasuksesshme.
Ishte mbrojtësi Eder Militao që realizoi një eurogol nga distanca për ta zhbllokuar rezultatin (22’).
Kurse, fitoren e Realit e vulosi Kylian Mbappe me një goditje të bukur nga zona pas asistimit të Vinicius (47’).
Braziliani në fakt kishte një rast të artë për të shënuar megjithatë dështoi ta konkretizonte.
Kësisoj, Reali mbetet lider i vetëm me 15 pikë, pesë mbi Espanyolin që zë pozitën e tretë në tabelë.