
Edon Zhegrova debuton në Serie A, Juventusi barazon me Hellas Verona
Juventus nuk ka fituar më shumë se një pikë në udhëtim te Hellas Verona, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.
“Zonja e Vjetër” edhe pse dominoi në përgjithësi, assesi s’arriti t’i fitonte pikët e plota me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:1.
Francisco Conceicao shënoi nga afërsia për të kaluar Juven në epërsi pas asistimit të Khephren Thuram (19’).
Megjithatë, Hellas Verona arriti të barazonte rezultatin falë Gift Orban, që shënoi nga pika e bardhë (44’).
Juventusi ishte shumë herë më e mirë edhe në pjesën e dytë, por të gjitha përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.
Verona në fakt shënoi përmes Suat Serdar mirëpo VAR-i e anuloi shkaku i pozitës jashtë loje.
Vlen të ceket se në këtë përballje te Juventusi debutoi për Serie A edhe sulmuesi Edon Zhegrova, që u inkuadrua në minutën e 83-të.
Dogana parandalon kontrabandën, telefona të fshehur në trup dhe mijëra euro të padeklaruara
Për Juventusin ky ishte barazimi i parë në Serie A pas tre fitoreve radhazi, ku mbesin lider me 10 pikë kurse Verona ngritët në pozitën e 15-të me tre sosh.