
Sonte fillon edicioni i ri i Ligës së Evropës, ndeshje interesante në program
Sport
September 24, 2025 - 10:19
Sonte (e mërkurë) do të fillojë edicioni i ri i Ligës së Evropës, ku në program janë nëntë ndeshje për t’u zhvilluar.
Ndeshjet do të zhvillohet në dy orare, dy sfidat e para do të zhvillohen në orën 18:45, kurse tjerat në orën 21:00.
Ndeshjet më interesante të ditës së sotme pritet të jenë ato mes Dinamo Zagreb-Fenerbahçe, Braga-Feyenoord dhe Real Betis-Nottingham Forest.
Kurse, ndeshjet tjera Roma luan në udhëtim te Nice, Malmo pret Ludogoretsin, Freiburg është nikoqir i Baselit, Celticu luan në udhëtim te Crvena Zvezda, PAOK-u e pret Maccabi Tel Avivin dhe Midtjylland ndaj Sturm Graz. /Zëri