“Një legjendë në klubin tonë”, Barcelona pas njoftimit të pensionimit të Busquetsit

“Një legjendë në klubin tonë”, Barcelona pas njoftimit të pensionimit të Busquetsit

Sport September 26, 2025 - 11:14

Barcelona ka reaguar pas njoftimit të pensionimit të Sergio Busquetsit në fund të sezonit.

Busquestsi pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar te Barcelona, ku ai fitoi gjithsej 32 tituj midis viteve 2008 dhe 2023, duke përfshirë 9 tituj La Ligas, 7 tituj Kupa të Mbretit, 7 Superkupa të Spanjës, 3 trofe të Ligës së Kampionëve, 3 Superkupa të Evropës dhe 3 Kupa të Botës për Klube.

Kësisoj, klubi i fëmijërisë ia ka kushtuar një mesazh pas njoftimit që ish-lojtari do të pensionohet.

“Klubi i jetës suaj

Një legjendë në klubin tonë

Faleminderit për gjithë futbollin, Sergio!”, shkroi klubi katalan. /Zëri