Për pensionimin e Busquestsit, Iniesta: Privilegj t’i ndaj gjithë këto vite me ty, vëlla

Për pensionimin e Busquestsit, Iniesta: Privilegj t’i ndaj gjithë këto vite me ty, vëlla

Sport September 26, 2025 - 11:56

Sergio Busquests ka njoftuar se në fund të sezonit do të pensionohet nga futbolli.

Me të marrë vesh njoftimin, ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona Andres Iniesta ka uruar mesfushorin, ku përmes rrjeteve sociale u shpreh i privilegjuar të ndajë gjithë këto vite me të.

“Çfarë privilegji të ndaj gjithë këto vite me ty, vëlla.

Sa kam shijuar të jem pranë teje! Sa bukur kaluam! Ju jeni një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit, pa asnjë dyshim. Ti kishe një mënyrë unike të lojës, e cila do të mbetet në kujtimet tona përgjithmonë. Ju uroj gjithë të mirat në atë që po vjen tani e tutje”, shkoi Iniesta. /Zëri