
Savinho, afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me Man Cityn
Sport
September 26, 2025 - 12:17
Sulmuesi anësor i Manchester Cityt, Savinho, është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me klubin, sipas The Athletic.
Kontrata e tij aktuale me klubin është e vlefshme deri në vitin 2029, por thuhet se janë duke u zhvilluar bisedime për ta zgjatur qëndrimin e tij deri në vitin 2031.
Savinho humbi tri ndeshjet e para të sezonit për shkak të një dëmtimi, por luajti ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon kundër Huddersfield Townit në Kupën Carabao, duke shënuar golin e dytë, për të siguruar fitoren në mbrëmje.
Reprezentuesi brazilian ishte i lidhur ngushtë me një transferim te Tottenhami në merkaton e verës, por tani duket se do ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me Cityn. /Zëri