Trumpi vendos se ku do të luhen ndeshjet e Botërorit

Trumpi vendos se ku do të luhen ndeshjet e Botërorit

Sport September 26, 2025 - 12:43

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do t’i bartë ndeshjet e Kupës së Botës larg qyteteve, të cilat ai mendon se janë të pasigurta.

Shtatë qytete të SHBA-së do të jenë nikoqire të ndeshjeve të Botërorit me 48 ekipe. Organizatore të Kupës së Botës janë edhe Kanadaja dhe Meksika.

Në SHBA do të organizohen 78 nga 104 ballafaqime, duke përfshirë edhe finalen.

FIFA është organizatore e turneut dhe tashmë i ka caktuar qytetet.

Por ende është e paqartë nëse presidenti Trump e ka autoritetin për të bërë ndryshime të tilla, ndonëse ai ka marrëdhënie të mira me kreun e FIFA-s, Gianni Infantinon.

“Gjithçka do të jetë e sigurt në Kupën e Botës”, u ka thënë Trumpi gazetarëve në Zyrën Ovale.

Në SHBA, ndeshjet do të luhen në Atlanta, Boston, Dallas, Houston, Kansas City, Los Angeles, Miami, New York/New Jersey, Philadelphia, San Francisco dhe Seattle.

Turneu i Botërorit 2026 do të nisë më 11 qershor dhe do të mbaroj më 19 korrik.