
Slot: Ekitike nuk është gjobitur
Sport
September 26, 2025 - 14:41
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka mohuar që sulmuesi Hugo Ekitike është gjobitur, pas ndëshkimit të papërgjegjshëm me karton të kuq në ndeshjen e kupës në fundjavë.
“Hugo nuk ka marrë asnjë gjobë. Fola me të dhe ai kërkoi menjëherë falje para shokëve të skuadrës”, ka thënë Sloti në konferencë për media.
“Në këtë klub lejohet të bësh një gabim pa u gjobitur. Ai është i ri, një njeri fantastik".