
Arteta flet për rinovimin e kontratës së Sakas
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur për rinovimin e kontratës së Bukayo Sakës.
Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Newcastle United, tha: “Do ta doja shumë. Nga gjithçka që di, ai është një lojtar që është jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar që ka rolin që ka në klubin e futbollit”.
“Gjërat do të zhvillohen në një mënyrë të natyrshme si gjithmonë dhe të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është Bukayo si lojtar për ne. Shpresojmë se mund ta bëjmë”, u shpreh ai.
A është Saka i aftë për të luajtur kundër Newcastle? “Asgjë për të raportuar atje. Ai luajti ndeshjen [kundër Port Vale] që prisnim. Ai luajti mirë dhe po stërvitet për dy ditët e ardhshme”.
Ndeshja Arsenal – Newcastle United do të zhvillohet të dielën, në orën 17:30. /Zëri