
Zyrtare: KV Ferizaj bëhet me kryetrajner të ri
Sport
September 26, 2025 - 15:25
Klubi i volejbollit Ferizaj, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës (meshkujt), ka emëruar kryetrajnerin e ri.
Waleed Saleem do të drejtojë anijen e ferizajasve në edicionin e ri.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja e KV Ferizajt.
“KV Ferizaj prezanton trajnerin e ri, Waleed Saleem, i cili do ta udhëheqë ekipin tonë për edicionin 2025/26.
Me përvojën e tij të pasur në Jordani dhe në klube të tjera, ai do të ndihmojë klubin tonë në arritjen e objektivave për sezonin e ri”, njofton KV Ferizaj.