Atletico e turpëron në derbi Real Madridin

Atletico e turpëron në derbi Real Madridin

Sport September 27, 2025 - 18:30

Atletico Madrid ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj rivalit lokal Real, në kuadër të derbit të xhiros së shtatë në La Liga.

“Los Rijoblancos” u kthyen nga disavantazhi 1:2, për të fituar në fund me rezultat të thellë 5:2 duke shokuar të gjithë në “Wanda Metripolitano”.

Robin le Normand shënoi me kokë për ta zhbllokuar rezultatin dhe i dhënë epërsinë vendasve (15’).

Pas kësaj, Real Madridi mori dominimin për të barazuar fillimisht me Kylian Mbappen, i cili shënoi nga një pozitë jo e favorshme pas asistimit të Arda Guler (25’).

Kurse, ishte Guler që e përmbysi epërsinë pas asistimit të Vini Jr (37’).

Pavarësisht dy golave të pranuar, Atletico nuk u dorëzua dhe arriti të shënonte menjëherë me anë të Clement Lenglet, mirëpo që goli i francezit u anulua shkaku që kishte shënuar me dorë.

Megjithatë, kur askush s’e priste – në skenë doli Alexander Sorloth që realizoi nga afërsia pas harkimit të Koke për ta barazuar rezultatin (45+3’).

Atletico ishte më e mirë në pjesën e dytë dhe më kërkuese, derisa arriti të gjejë dy herë rrugën drejtë rrjetës. Julian Alvarez e përmbysi epërsinë me një gol nga penalltia pasi Guler kishte bërë një ndërhyrje brenda zonës (50’).

Argjentinasi pastaj doli sërish në skenë për ta vulosur fitoren, këtë herë me një eurogol nga gjuajtja e lirë (64’).

Në fund, Atletico krijoi edhe një kundëraksion – ku Antoine Griezmann e konfirmoi turpërimin e Realit dhe epilogun përfundimtar prej 5-2.

Reali kësisoj shijon humbjen e parë këtë sezon në La Liga, por mbetet lider me 18 pikë ndërsa Atletico ngjitët në pozitën e katërt me 12 sosh.