
Përleshje mes tifozëve jashtë stadiumit në ndeshjen Ferizaj-Prishtina, policia jep detaje
Ndeshja e Superligës së Kosovës mes Ferizajt dhe Prishtinës, është ndërprerë pas vetëm 10 minutash lojë për shkak të trazirave jashtë stadiumit, për të vazhduar pastaj.
Para fillimit të sfidës, tifozët vendas “Ujqit e Ferizajt” kishin pritur grupin e tifozëve mysafirë “Plisat” nga Prishtina, duke shkaktuar një përleshje në hapësirat jashtë tribunave.
Situata e tensionuar detyroi policinë e Ferizajt të ndërhyjë për të parandaluar përshkallëzimin e incidentit.
Policia ka konfirmuar se katër persona janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ndërsa dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime trupore gjatë intervenimit dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
"Me datën 28.09.2025 pasi ka filluar ndeshja futbollistike për garat e Superligës së Kosovës, në mes të Ferizajt dhe Prishtinës, policia e Ferizajt ka parandaluar një tentim përleshje mes tifozëve jashtë tribunave. Me këtë rast policia ka shoqëruar 4 persona në stacionin policor në Ferizaj për intervistim, ndërsa dy pjesëtarë të policisë kanë pësuar lëndime trupore dhe për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Janë marrë masat shtesë nga policia për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje", huhet në njoftimin e Policisë së Kosovë.