Arsenali fiton në minutat shtesë ndaj Newcastles

Arsenali fiton në minutat shtesë ndaj Newcastles

Sport September 28, 2025 - 19:38

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të madhe ndaj Newcastle Unitedit me shifrat 1:2, në ndeshjen e javës së gjashtë në Premier League.

Golin në fund të këtij takimi e shënoi mbrojtësi, Gabriel – për t’ia siguruar tri pikë të mëdha “topçinjëve”.

Golat tjerë në këtë takim i shënuan: Woltemade dhe Mikel Merino.

Kjo ndeshje kishte shumë polemika në vendimet e gjyqtarëve. Një penallti nuk ia ndali Arsenalit, e një Newcastle Unitedit.