Barcelona fiton ndaj Sociedadit dhe merr kreun e tabelës

Barcelona fiton ndaj Sociedadit dhe merr kreun e tabelës

Sport September 28, 2025 - 20:44

Në kuadër të javës së shtatë të La Ligës, Barcelona ka mposhtur Real Sociedad me rezultat 2-1 në shtëpi, falë golave vendimtarë të Robert Lewandowskit dhe Jules Kounde. 

Real Sociedad kaloi i pari në avantazh në minutën e 31-të, kur Alvaro Odriozola shfrytëzoi një asist të Ander Barrenetxea për të gjuajtur topin në rrjetë dhe vendosur rezultatin 0-1. 

Barcelona reagoi para fundit të pjesës së parë; në minutën e 43të, Jules Kounde barazoi rezultatin me një goditje kokë pas një harkimi të Marcus Rashford.

Në pjesën e dytë, Robert Lewandowski shënoi golin e fitores në minutën e 59-të, duke devijuar me kokë një kros të Lamine Yamal dhe duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-1. 

Barcelona arriti të menaxhojë avantazhin dhe presionin, duke siguruar tre pikë të rëndësishme dhe duke treguar karakter pas barazimit të hershëm.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e parë me 19 pikë, një shumë se sa Real Madridi.