Gjilani ndan rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu

Gjilani ndan rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu

Sport September 29, 2025 - 11:03

SC Gjilani ka njoftuar se i kanë ndarë rrugët me kryetrajnerin Ardian Nuhiu.

Klubi e ka falënderuar trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit.

“Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne. Klubi do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook.