Gazeta Blick: Pse Albian Hajdari zgjodhi Kosovën para Zvicrës

Gazeta Blick: Pse Albian Hajdari zgjodhi Kosovën para Zvicrës

Sport September 30, 2025 - 21:32

Gazeta zvicerane Blick i ka kushtuar një artikull të veçantë Albian Hajdarit, pas vendimit të mbrojtësit të ri për të përfaqësuar Kosovën, dhe jo Zvicrën.

Sipas gazetës, 22-vjeçari ka pasur disa arsye të forta për këtë vendim, që lidhen kryesisht me mungesën e mundësive për të luajtur me ekipin e Zvicrës.

Një nga shkaqet kryesore ishte se Hajdari nuk u përfshi për debutimin në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Spanjës. Sipas gazetës, ai nuk luajti ndaj Spanjës pasi “nuk ndihej 100% gati”.

“Pushime verore në vend të ëndrrës për Kampionatin Evropian. Zhgënjimi ishte i madh”, shkruan “Blick”, duke kujtuar se përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ia kishte bërë ftesën për përgatitjet për "Euro 2024", por Hajdari nuk u përfshi në ekipin final. Madje, ai as nuk u grumbullua.

Hajdari debutoi me Zvicrën në një miqësore ndaj Luksemburgut në mars, duke hyrë në pjesën e dytë të ndeshjes. Gazeta vë në dukje se fakti që një lojtar i ri si Stefan Gartenmann luajti titullar mund ta ketë zbehur gëzimin e tij për debutimin.

Pas kësaj, Hajdari nuk u përfshi në kampin përgatitor të Zvicrës në SHBA në qershor. Më vonë, Yakin e kontaktoi disa herë në telefon, duke i premtuar se do ta kishte në konsideratë nëse ai do të vazhdonte zhvillimin e tij në Bundesligë. Por, siç shkruan Blick, “treni ndoshta është nisur tashmë nga stacioni. Destinacioni i tij – Prishtina”.

Gazeta shton se Hajdari ka dhënë të njëjtat arsye si Leon Avdullahu për të përzgjedhur Kosovën

- Mirënjohje ndaj Zvicrës, vendit të lindjes dhe të arsimimit

- Lidhje emocionale me vendin e origjinës së familjes

- Mundësi për të marrë përgjegjësi futbollistike në një ekip të ri

Vendimi i Hajdarit tregon dëshirën për sfida të reja dhe një rol më të rëndësishëm në Kombëtaren e Kosovës, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij. Ndeshjet e tij të para, ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.