
Anulohet finalja e Superkupës në basketboll
Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se Superkupa e Meshkujve për edicionin 2025/26 është anuluar dhe nuk do të zhvillohet.
Ky vendim është marrë për të shmangur tejzgjatjen e vijimit të ProCredit Superligës dhe për të siguruar zhvillimin e garave sipas kalendarit të paraparë.
Sipas vendimeve të publikuara të mërkurën nga Bordi i FBK-së, xhiroja e parë e Superligës së Meshkujve dhe e Femrave do të zhvillohet në fundjavë, në palestrat sportive të qyteteve përkatëse, duke filluar më 4-5 tetor 2025. Xhiroja e dytë do të zhvillohet më 18-19 tetor, ndërsa për lehtësimin e organizimit gjatë periudhës zgjedhore, xhiroja e dytë dhe e tretë do të zhvillohen në një palestër të përbashkët.
Federata ka theksuar se vendimi synon të ruajë ritmin e normalitetit në garat e basketbollit dhe të garantojë zhvillimin e ndeshjeve sipas datave të parashikuara./rtk