
Presidenti i FIFA-s, Infantino arrin në Kosovë
Sport
October 08, 2025 - 13:24
Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka arritur në Kosovë.
Numri një i futbollit botëror në aeroportin e Prishtinës u mirëprit nga zyrtarët e Presidencës së Kosovës dhe nga përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sot Infantino do të dekorohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një ceremonie solemne.