Osmani: Kosova kaloi nga fushat me baltë te stadiumet e ndritshme
Foto: Laura Hasani

Osmani: Kosova kaloi nga fushat me baltë te stadiumet e ndritshme

Sport October 08, 2025 - 13:55

Në Prishtinë ka nisur ceremonia e dekorimit të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

E para e shtetit ka falënderuar Infantinon për mbështetjen ndaj Kosovës gjatë procesit të anëtarësimit në FIFA dhe UEFA, ndërsa e ka cilësuar atë si një mik të vërtetë të Kosovës, transmeton Zeri.info.

Image

“Infanitono gjithmonë do të kujtojmë që keni qenë pranë nesh gjatë kësaj kohe të pranimi në FIFA dhe UEFA. Ju e kuptuat se futbolli ka të bëjë me njerëzimin dhe humanitetin. Përmes lidershipit tuaj FIFA është bërë një familje e vërtetë e kombeve duke ndërtuar ura mes popujve kudo qofshin ata. Ju u keni ndihmuar lojtarëve tonë të bartin flamurin e tyre”, tha Osmani.

Image

Ajo përmendi legjenden e futbollit kosovar Fadil Vokrri, si njeriu më meritor për ndëkombëtarizimin e sportit.

Image

"Një emër ishte ai që përfaqësoi emrin e futbollit tonë, Fadil Vokrri

Vokrri ishte emër shumë se një lojtar më shumë se një udhëheqës, ai i barti shpresat e vendit tonë para se te kishte ulëse në nivelin ndërkombëtar”, tha Osmani.

Image

Ajo përmendi sfidat e mëdha që ka kaluar Kosova për të ardhur deri këtu.

“Kosova ka bërë një rrugë të gjatë nga fushat me baltë dikur te stafiumet e ndritshme sot”, deklaroi Osmani. /Zëri

 

Image
Image

 

Image