
Infantino ia dedikon dekoratën Fadil Vokrrit dhe popullit të Kosovës
President i FIFA-s, Gianni Infantino, ka pranuar sot dekoratën nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Në fjalën e tij, pasi u nderua nga Kosova, Infantino ia dedikoi legjendës së futbollit Fadil Vokrri dhe popullit të Kosovës, transmeton Zeri.info.
Ai tha se Prishtina sot është kryeqendra e botës.

“Kosova dhe Prishtina sot është kryeqyteti i botës së futbollit, por siç e dimë që futbolli është gjëja më e rëndësishme në botë dhe kështu edhe Prishtina është kryeqyteti i botës”.
“Medaljen dhe mirënjohjen do të doja t’ia dedikoj Fadil Vokrrit dhe të gjithë popullit të Kosovës”, tha Infantino.
Ai premtoi se herën tjetër do të flasë shqip.

“Më vjen keq që po flas në anglisht, pasi shqipen akoma se kam në nivelin e duhur por shpresoj se në dhjetëvjetorin e anëtarësimit të Kosovës do të flas shqip”, u shpreh Infantino. /Zëri
