Rama as sot s’e ndal gëzimin: Ju uroj të diel të qeshur
Foto: Facebook

Rama as sot s’e ndal gëzimin: Ju uroj të diel të qeshur

Sport October 12, 2025 - 08:10

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka postuar një fotografi të futbollistëve të kombëtares pas fitores së mbrëmshme kundër Serbisë.

“MIRËMËNGJESI, dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, ka shkruar Rama.

Fitorja e madhe e “Kuqezinjve” në “Duboçica” erdhi pas golit të Rey Manajt, në fundin e pjesës së parë.

Pas kësaj fitoreje historike, shpërtheu festa anëkend botës ku ka shqiptarë.