
Rey Manaj nuk u ndëshkua sepse bëri shqiponjën, Armand Duka zbulon prapaskenat për kartonin e verdhë
Sulmuesi Rey Manaj nuk është ndëshkuar me karton të verdhë por sepse festoi pranë stolit të ekipit kundërshtarë.
Manaj realizoi një super vollej ndaj Serbisë, mirëpo derisa po festonte, gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë. Kishte mendime se kjo erdhi pasi bëri shqiponjën, ngase njëjtë e kishin pësuar edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka në të kaluarën.
Megjithatë, presidenti Armand Duka gjatë një bisede me gazetarin Blendi Fevziu ka konfirmuar se kartoni i verdhë erdhi si pasojë e një “sjellje antisportive”.
“Mandaj u ndëshkua me karton të verdhë sepse festoi pranë pankinës së kundërshtarit dhe quhet sjellje antisportive nga gjyqtari”.
“Simboli i shqiponjës nuk është festë që do të ndëshkohet kurrë, pasi lejohet”, konfirmoi ai.
Përndryshe, Shqipëria nesër do të zhvillojë miqësoren kundër Jordanisë në “Air Albania” me fillim nga ora 19:00.