Osmani: Rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon

Osmani: Rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon

Sport October 13, 2025 - 23:26

Kosova ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në udhëtim te Suedia në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Strawberry Arena” përfundoi me rezultat minimal 1-0.

Golin e fitores arriti ta shënojë Fisnik Asllani I cili ishte goli i tij i pare me fanellën dardane.

Pas ndeshjes ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon! ë

Djemtë e Kosovës treguan zemër, karakter dhe lojë fantastike, sonte ndaj Suedisë, duke na kujtuar se kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur”, është shprehur ajo.

Me këtë fitore, Kosova renditet e dyta me shtatë pike, kurse Suedia mbetet e dyta me me një sosh. /Zëri